Ish i burgosuri politik i kohës së komunizmit: Tortura me elektroshok, më e rënda

Ish i burgosuri politik i kohës së komunizmit: Tortura me elektroshok, më e rënda

Dosier April 24, 2024 - 10:13

Në një rrëfim për “Real People”, ish i burgosuri i kohës së komunizmit, Zhivko Petroviq, zbuloi disa nga torturat më të rënda që i janë bërë nga Hetuesia Speciale e diktaturës pas tentativës së tij për t’u larguar nga vendi.

Sipas tij, tortura zgjaste pesë ditë dhe ishte çnjerëzore, ku hetuesi kërkonte të mësonte arsyet e arratisjes së tij nga Shqipëria ose për shpërndarjen e trakteve duke e lidhur në duar e këmbë dhe duke i bërë goditje me elektroshok.

Që të siguroheshin që i burgosuri nuk do ta mbyste veten, atij i vendosej një skafandër si ato të motorëve në kokë, thekson Zhivko.

“Hetuesia Speciale bënte tortura nga më të tmerrshmet. Plus ujit kishin elektroshok. Të lidhin këmbë e duart, të vendosnin skafandër në kokë që mos të mbytje veten. Të vendoste skafandrin si ato të motorëve në kokë, të lidhte duart mbrapa dhe këmbët me zinxhir dhe ishe i izoluar komplet. Torturat zgjasnin 5 ditë. Elektroshokun ta vendoste në trup. Të pyeste dhe të sakatonte”, tha Zhivko.