Si i shpëtoi nipi i Isa Boletinit 10 mijë hebrenj?

Si i shpëtoi nipi i Isa Boletinit 10 mijë hebrenj?

Dosier November 20, 2023 - 21:39

Në vitin 1943 një shqiptar do t’i shpëtonte nga ekzekutimi plot 10 mijë hebrenj. Bëhet fjalë për nipin e Isa Boletinit, Tafilin, i cili asokohe shërbente si prefekt i Elbasanit. Dokumentet zyrtare të tërë kësaj ngjarjeje për Tëvë1, i ka zbuluar stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi. Ky i fundit beson se shumë shpejt Jerusalemi zyrtar do ta shpall Tafil Boletinin “Qytetar Nderi”.

Është dokument që erdhi nga Tirana zyrtare në vitin 1943.

E këtë përgjigje me padurim po e priste ish-prefekti i Elbasanit, Tafil Boletini.

Mitrovicasi tek Mbretëria Shqiptare, kishte bërë kërkesë që plot 10 mijë hebrenjve t’u lëshohej pasaporta shqiptare.

Kjo me arsyetimin se jeta e tyre ishte në rrezik, pas përndjekjes naziste.

“Është dokumenti në të cilin ai e çon kërkesën në Tiranë në Mbretërinë e atëhershme të Shqipërisë, dhe i është aprovuar që hebrenjve t’u jepet pasaporta dhe nënshtetësia shqiptare dhe njëkohësisht është gjetur një nga listat e hebrenjve që Tafil Boletini i shpëtoi në Elbasan”, tha Gazmend Boletini, stërnip i Isa Boletinit.

Por, cila ishte arsyeja që një shqiptar, do t’i hapte portat e shpëtimit për hebrenjtë?

Këtë për Tëvë1 e zbuloi stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi.

“Tradita jonë shqiptare, në të kaluarën kanë treguar se ne, kanë thënë një fjalë që shtëpia është e Zotit dhe mysafirit”, ka thënë nipi i isa Boletinit, Gazmendi.

Por, kush ishte Tafil Boletini, njeriu që nuk do t’i ndahej për asnjë minutë, heroit Isa Boletinit.

“Tafil Boletini, ai ishte nipi i Isa Boletinit, djali i vëllait gjegjësisht, një personalitet që krejt jetën e tij e shoqëroi Isën, sekretar, bashkëluftëtar, së fundmi i mbajti të gjitha shënimet qysh nga rinia. 2:40 – Nga viti 1922 deri në vitin 1942 Tafili i kryetar komunash, fillimisht në Kukës, Konsipol, Zerçan, Peqin, Lushnje, Fier, Korçë, Elbasan, Vlorë, Pejë dhe në Tetovë”, tha stërnipi i Isa Boletinit, Gazmendi.

E këtë të mirë populli izraelit, duket se nuk ia ka harruar Tafil Boletinit.

“Tafil Boletini është një nga ato personalitete që shumë shpejt edhe do ta merr titullin “Qytetar nderi” në muzeumin më të madh të Holokaustit në Jerusalem dhe për neve jo vetëm si familje, po për tërë kombin shqiptarë është krenari”, u shpreh Boletini.

Tafil Boletini ishte njëri nga dy personat që i shpëtoi atentatit në Mal të Zi.

Në këtë atentat i vrarë mbeti xhaxhai i tij, heroi Isa Boletini.