Ministria e Tregtisë sjell një ndryshim për vendosjen e flamujve para produkteve në markete

Ministria e Tregtisë sjell një ndryshim për vendosjen e flamujve para produkteve në markete

Ekonomia shkurt 15, 2019 - 16:59
Lexo detajet!

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, thotë se pas shumë ankesave që ka marrë, ministria ka vendosur që të ndryshojë nenin katër të udhëzimit administrativ për përdorimin e flamurit mbi origjinën e produktit.

Me ndryshimin e ri më nuk lejohet që produktet të cilat shiten në Kosovë t’i vendosen flamujt në bazë të barkodit por në bazë të vendit të origjinës, ka thënë ministri në postimin e tij në Facebook.

Tutje, ai ka treguar qe me këtë ndryshimin është eliminuar çdo mundësi për manipulim.

Postimi i plotë të ministrit Endrit Shala:

Të nderuar,

Pas ankesave të shumta nga ana e konsumatorëve, mediave dhe institucioneve tjera relevante të Republikës së Kosovës sot kam ndryshuar Nenin 4, par.3, të Udhëzimit Administrativ Nr. 20/2018 Për caktimin e formës, përmbajtjes dhe përdorimit të flamurit mbi origjinën e produktit.

Me këtë ndryshim më nuk lejohet që produktet të cilat shiten në tregun e Kosovës t’i vendosin flamujt në bazë të barkodit, por në bazë të vendit të origjinës/prodhimit (deri më tash ka pas raste të raportuara ku flamuri i origjinës është vendosur në bazë të barkodit, por që nuk ka qenë në përputhje me vendin e origjinës se ku është prodhuar ai produkt).

Ky plotësim ndryshim i U.A është bërë për ta qartësuar dhe eliminuar çdo mundësi të manipulimit me vendosjen flamujve afër çmimit të produktit.

E.SH