Mbi 2200 euro derivate shpenzon në vit një veturë zyrtare në Kosovë

Mbi 2200 euro derivate shpenzon në vit një veturë zyrtare në Kosovë

Ekonomia June 15, 2019 - 16:31
Lexoni detajet

Gjysmë milioni euro derivate të naftës ka shpenzuar vitin e kaluar vetëm 1/3 e ministrive të Qeverisë së Kosovës. Sipas dokumenteve të siguruara nga gazeta “Zëri” del se një veturë ka shpenzuar mesatarisht 2200 euro derivate të naftës në vit, shkruan Gazeta "Zëri". 

Nga Ministria e Bujqësisë kanë thënë për gazetën “Zëri” se gjithsej në dispozicion kanë 59 vetura zyrtare, disa prej të cilave janë të marra me qira.

“Ministria e Bujqësisë, e Pylltarisë dhe e Zhvillimit Rural bashkë me Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë i kanë në dispozicion gjithsej 59 vetura dhe gjashtë prej tyre janë të marra me qira. Ndërkaq shpenzimet e karburanteve për vitin 2018 për MBPZHR-në dhe AZHB-në kanë qenë 130 mijë e 970 euro”, kanë thënë ata për "Zërin".

Ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë thënë se kanë në dispozicion 68 vetura. “Aktualisht MPB-ja ka 68 vetura në dispozicion, ndërsa në vitin 2018 janë shpenzuar gjithsej 86.937 litra karburante për vetura”, ka bërë të ditur për "Zërin" zyra për komunikim publik e Ministrisë së Punëve të Brendshme./ZERI