Mbyllen 100 vendpunishte – BE thotë se ka mangësi të sigurisë

Mbyllen 100 vendpunishte – BE thotë se ka mangësi të sigurisë

Ekonomia qershor 19, 2019 - 13:44
Lexoni detajet

Zyra e BE-së në Kosovë ka lansuar fushatën për siguri dhe shëndet në vend të punës, “Vendet të shëndetshme të punës – Menaxhimi i substancave të rrezikshme 2019”.

Me këtë rast, u tha se përkundër progresit ka mangësi të mëdha në sigurinë e vendeve të punës në Kosovë.

Udhëheqësi i sektorit për bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Luigi Brusa u shpreh se siguria në punë është parim fundamental dhe themelor në Bashkim Evropian.

Në lidhje me sigurinë e punës në Kosovë, ai tha se gjërat nuk po shkojnë aq mirë dhe për këtë në raportin e progresit ka pasur kritika të mëdha.

Për këtë arsye sipas tij, institucionet në Kosovë duhet të jenë me aktive që rregullat dhe ligjet të zbatohen.

Pjesë e këtij lansimi ishte dhe ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, i cili tha se ka progres në aspektin e sigurisë në punë. Ai mes tjerash tregoi dhe reformat që ka ndërmarrë si ministër për të avancuar tutje sigurinë në punë.

Ndërsa, njoftoi se brenda dy jave kanë suspenduar rreth 100 vendpunishte të ndërtimtarisë për shkak të mungesës dhe kushteve të sigurisë në punë.