A eksportoi Serbia në Kosovë mish të rrezikshëm gjatë krizës së inskenuar në veri?

A eksportoi Serbia në Kosovë mish të rrezikshëm gjatë krizës së inskenuar në veri?

Ekonomia August 19, 2019 - 19:21
Lexo Detajet

Javën e kaluar Maqedonia Veriore ka ndaluar importin e mishit të derrit nga Serbia dhe nënprodukteve të tij, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.

Një murtajë afrikane është shfaqur në Serbi e cila është përhapur përmes mishit të derrit.

Si pasojë e kësaj murtaje, shteti fqinj, Maqedonia Veriore javën e kaluar ka ndaluar importin e mishit të derrit dhe nënprodukteve të tij nga Serbia si edhe importin dhe tranzitin e derrave të butë dhe të egër nga i njëjti vend, pas njoftimeve se atje ishte shfaqur murtaja afrikane.

Mirëpo, në Kosovë shteti i Serbisë ka futur mish, dhe nuk dihet se çfarë mishi.

Lamir Thaçi, zëdhënës i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ka bërë të ditur se në Kosovë viteve të fundit nuk ka pasur import të mishit apo produkteve të mishit nga Serbia.

Sipas tij, i vetmi rast ka qenë gjatë kohës së krizës së inskenuar humanitare nga vet Serbia në pjesën veriore të Kosovës.

“Mish import nga Serbia ka pas vetëm me procedurë për ndihma humanitare”, ka deklaruar Thaçi për lajmi.net.

Se a është dërguar në Kosovë po i njëjti mish apo produkte nga të cilat është përhapur kjo murtajë në Serbi, kjo nuk dihet.

Mirëpo vlen të theksohet se murtaja afrikane e derrit është shfaqur në rrethin e Beogradit, Mlladenovacit dhe krahinën e Semedervës.

Alarmi për murtajën afrikane të derrave u dha pas informacioneve se në Bullgari numri i këtyre vatrave është rritur.