Gërxhaliu e konsideron dështim vendimin e BQK-së lidhur me revokimin e licencave të dy institucioneve mikrofinanciare

Gërxhaliu e konsideron dështim vendimin e BQK-së lidhur me revokimin e licencave të dy institucioneve mikrofinanciare

Ekonomia January 29, 2020 - 10:02
Me një sjellje të tillë të BQK-së nuk i bëhet nder Kosovës dhe investitorëve të huaj që pretendojnë të vijnë në Kosovë.

Lidhur me vendimin e fundit të BQK për revokimin e licencës së dy institucioneve mikrofinanciare Safet Gerxhaliu ish- shef i Odës Ekonomike të Kosovës në emisionin Imazh në RTK tha se me një sjellje të tillë të BQK-së nuk i bëhet nder Kosovës dhe investitorëve të huaj që pretendojnë të vijnë në Kosovë.

‘Këto dy kompani nuk kanë ardhur në mënyrë arbitrare por kanë përmbushur një sërë kriteresh dhe procedurash dhe filterash të BQK-së para se të marrin licencën për operim në Kosovë.” 

Ai shton se një sjellje e tillë përballë këtyre dy brendeve lë hapësire për të dyshuar që shumë më tepër janë në pyetje prekja e interesave të grupeve të caktuara të intersit sesa shkeljet që këto dy kompani mund të kenë bërë. 

Gërxhaliu e konsideron këtë si një dështim të BQK-së, dhe se pasojat e vendimeve të tilla do të jenë të mëdha në raport me tërheqjen e invetsitorëve të huaj.