Kryeauditori kërkon nga institucionet ta forcojnë disiplinën financiare

Kryeauditori kërkon nga institucionet ta forcojnë disiplinën financiare

Ekonomia September 07, 2020 - 13:18

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në një takim auditorin e përgjithshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit, Besnik Osmani.

Ajo përgëzoi personelin e ZKA-së për punën gjatë pandemisë dhe dorëzimin me kohë në Kuvendin e Kosovës të Raportit vjetor të auditimit për vitin 2019.

Kryeparlamentarja potencoi domosdoshmërinë e rritjes së kontrollit dhe monitorimit të fondeve publike, për të siguruar se ato janë shpenzuar në përputhje të ligjeve në fuqi.

“Në takim u përmend edhe nevoja që të adresohen rekomandimet e raporteve vjetore të auditimit të viteve paraprake. Ndërkaq auditori i përgjithshëm Osmani tha se gjatë vitit 2019 janë audituar 95 organizata buxhetore, 14 ndërmarrje publike, si dhe 9 projekte të financuara nga fondet e donatorëve. Ai njoftoi kryetaren e Kuvendit për progresin e arritur në fushën e raportimit financiar dhe mangësitë në lidhje me ekzekutimin e buxhetit. Kryeauditori theksoi nevojën që institucionet ta forcojnë disiplinën financiare”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga zyra e Kuvendit. /Zëri