Mbi 24 mijë familje nesër marrin dyfishin e asistencës sociale

Ekonomia October 29, 2020 - 16:52

Familjet që marrin asistencë sociale, nesër do ta marrin dyfishin e saj.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, ka thënë se me kërkesë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria që ajo drejton ka proceduar pagesën për përfituesit e asistencës sociale për muajin tetor.

“Sipas vendimit të Qeverisë nr.10/33 të datës 28.09.2020, familjet në asistencë sociale marrin dyfishin e asistencës për tetor, nëntor dhe dhjetor”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Nga kjo masë përfitojnë 24,791 familje.

“Edhe realizimi i kësaj mase u bë i mundshëm falë të gjithë atyre që paguajnë tatime e taksa”, ka thënë Bajrami. /Zëri