Infektuar: 54839
Shëruar: 48046
Vdekur: 1392
Shahini i propozon Qeverisë t’i falë borxhet për bizneset

Shahini i propozon Qeverisë t’i falë borxhet për bizneset

Ekonomia January 08, 2021 - 08:33

Kryetari i Aleancës së Bizneseve në Kosovë, Agim Shahini,  ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të falë borxhet për bizneset, pasi sipas tij në mungesë të aktiviteteve ekonomike atyre u është bartur borxhi i vitit të kaluar në vitin 2021.

Përkundër krizës ekonomike, Shahini ka thënë se qarkullimi i brendshëm ka qenë një miliard e gjysmë euro.

Ai thotë se ardhja e diasporës në fundvit ndikoi në rritjen e qarkullimit të brendshëm.

“Prodhuesit vendorë dhe ekonomia në përgjithësi pa i ndarë sektorët, duke përfshirë prodhimin tregtinë shërbimet, transporti, qarkullimi i brendshëm ka qenë mbi 1 miliard e gjysmë euro vitin që e lamë pas për të cilën këto mjete kanë mundur të kompensohen në formë të ndryshme nga donatorët dhe hyrja e shtetit nëpër borxhe dhe marrjet e kredive. Ne pamë se fund ii viti sa ndikoi në zhvillim dhe qarkullimin e brendshëm duke marrë dy faktorë. Njëri mjetet që janë ndarë nga trusti e që ndikuan në rritjen e qarkullimi të brendshëm dhe dy ardhja e diasporës që ndiko në fuqizimin e konsumit dhe zhvillimit ekonomik të përgjithshëm”.

Sipas tij, mbi 50 mijë punëtorë kanë humbur vendet e tyre të punës vitin e kaluar, duke shkaktuar rënie ekonomike në -10%.

“Vitin që e lamë pas humbjet dhe vendet e punës kanë qenë të mëdha dhe sipas statistikave tona mbi 50 mijë punëtorë kanë mbetur pa punë dhe kjo është nja lajm i keq për vendin. Poashtu në këtë vit që e lamë pas rënia ekonomike ka qenë -10%e që sipas statistikave edhe të fondit monetar dhe BQK-së sillen rreth 8% por statistikat që i marrim në forma të ndryshme atëherë humbjet do të jenë mbi 12% dhe kjo ka ndikuar rëndë në zhvillimin dhe në qarkullimin dhe financimin e shumë projekteve të cilat ne kemi mungesë edhe të investimeve të huaja mbi 50%”, shtoi ai.

Shahini theksoi se Qeveria e Kosovës duhet që të marrë një hap tjetër për faljen e borxheve sepse në mungesë të aktiviteteve ekonomike kanë ngecur me shlyerje të tyre dhe ato janë bartur për shtetin dhe për qytetarët.

“Natyrisht që mund të ketë rimëkëmbje, por Qeveria dhe ligji për rimëkëmbje ekonomike e cila ka filluar së zbatuari nga 1 janari do te duhet të rritet sepse ai ligj tash për kërkesat e mëdha që janë të biznesit dhe të ekonomisë është e rëndë për ti përballuar të gjitha kërkesa. Qeveria e Kosovës do të duhet që të marrë një hap tjetër për faljen e borxheve sepse në mungesë të aktiviteteve ekonomike këta kanë ngecur me shlyerje të tyre dhe ato janë bartur edhe për shtetin dhe për qytetarët dhe biznesin”.

Mes tjerash, Shahini shtoi se duhen tri vjet që të rimëkëmbet ekonomia dhe Kosova të kthehet në gjendjen normale.

Andaj sipas Shahinit, duhet të përfshihen të gjithë qytetarët në skemat sociale për të mos rënë fuqia konsumuese sepse është e vetmja për zhvillim ekonomik të vendit.

“Në trendin aktual që jemi duke shkuar i cili ishte në vitin e kaluar që pat zvarritje të gjatë të ligjeve që kanë të bëjnë me rimëkëmbje ekonomike dhe nëse do të vazhdojë edhe ky vit ashtu neve do të ma duhet më shumë se tri vjet për të ardhur në gjendje ku kemi qenë në vitin 2019. Por nëse ligjvënësit e kuptojnë rëndësinë e sektorit privat të ekonomisë së tregut dhe prodhojnë ligje miratojnë ligje që i kërkon faktori ndërkombëtar për rritjen e fuqisë konkurruese dhe konsumues”.

“Por gjithsesi fondet për rimëkëmbje për biznese për sektorin privat duhet të rriten si e vetmja zgjedhje për të ecur përpara dhe për të mos shkuar ekonomia kah dobësimi i saj. Prandaj duhet të përfshihen të gjithë qytetarët në skemat sociale për të ecur përpara për të mos rënë fuqia konsumuese sepse është e vetmja për zhvillim të vendit”./EO