Gastronomët reagojnë ndaj partive që po mbajnë tubime, thonë se më nuk do t'i paguajnë gjobat

Gastronomët reagojnë ndaj partive që po mbajnë tubime, thonë se më nuk do t'i paguajnë gjobat

Ekonomia January 10, 2021 - 20:48

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka reaguar pasi partitë politike po mbajnë tubime në kundërshtim me masat anti-COVID.

Ata kanë kritikuar partitë se po shkelin masat për të cilat bizneset dhe qytetarët po gjobiten çdo ditë për çka kanë thënë se nga tani nuk do të pagujanë këto gjoba.

"Kjo çka po shohim në Kosovë ka te bëjë me standarde te dyfishta!!! Mbi 5.000 denime per gastronomt e asni denim per politikanet!!! Dasmat e diskotekat i keni mbyll, e edhe kafiterit po denohen se po l lejojne 5 persona ne nje tavoline.Kjo ska fjal tjeter qe e pershkrun pervec se Çka bon i Forti i ligi quditet , kjo ka te bej me Organet e rendit, kjo ka te beje me inspektorat e AVUK-it, kjo ka te beje qe NE prej tash e tutje bejme thirje qe ASNJE denim mos te paguhet!!!", thuhet në reagimin e gastronomëve.

Ata gjithashtu kanë thirrje mbledhje urgjente të gastronomëve për të martën për të vendosur për hapat e ardhshëm./Zëri