Rukiqi thirrje institucioneve: Gjeni vaksinat, lerëni dënimet

Rukiqi thirrje institucioneve: Gjeni vaksinat, lerëni dënimet

Ekonomia February 24, 2021 - 23:12

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi ka ka thënë se intitucionet kanë dështuar të menaxhojnë pandeminë gjatë fushatës zgjedhore.

Rukiqi ka thënë se ky dështim nuk mund të mbulohet tani me gjobat për bizeneset dhe qytetarëve, për çka ka kërkuar që intitucionet të gjejnë vaksinat anti-COVID në vend të dënimeve që po shqiptojnë, transmeton Zeri.info

"Deshtimi ne menaxhimin e pandemise ne fushate zgjedhore, nuk mund te mbulohet tani, me denime dhe gjoba per bizneset dhe qytetaret. Asnje organ nuk ka kredibiltet te kerkon respektim te masave, te cilat pameshirshem u shkelen gjate fushates zgjedhore. GJENI VAKSINAT, LENI DENIMET", ka shkruar Rukiqi./Zëri