KRU “Prishtina” do t’i dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesi

KRU “Prishtina” do t’i dërgojë borxhlinjtë te përmbaruesi

Ekonomia May 26, 2021 - 14:35

Kompania rajonale e ujësjellësit “Prishtina” kërkon nga konsumatorët të përmbushin obligimin e tyre financiar ndaj pagesës së faturave të rregullta mujore për shpenzimin e ujit.

Përmes këtij njoftimi, KRU “Prishtina” thotë se kjo kompani ka filluar me procedimin e konsumatorëve borxhlinj në procedurë përmbarimore te përmbaruesit privatë, derisa thekson se kjo vlen për konsumatorët me borxhe mbi 100 euro, raporton Zeri.info.

“Për 4 muaj (janar-prill 2021) janë dërguar mbi 1500 lëndë të borxhlinjve te përmbaruesit privatë (kryesisht sektorin e bizneseve), me ç’rast Zyra Ligjore është duke përgatitur vazhdimisht edhe lëndë të tjera për procedurë përmbarimore. Inicimi i kësaj procedure përmes përmbaruesve privatë do të krijonte shpenzime shtesë për ju dhe do të vështirësonte përmbushjen e obligimit tuaj duke paguar taksën shtesë”, theksohet në njoftimin e kësaj kompanie. /Zëri