Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar
Foto: Laura Hasani

Miratohet Projektligji për bankat, Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar

Ekonomia May 08, 2024 - 14:23

Në mbledhjen e Qeverisë, e mbajtur sot, është miratuar Projektligji për bankat, i cili synon rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Kosovë në funksion të nxitjes së një sistemi sa më të qëndrueshëm financiar.

Po ashtu, përmes këtij projektligji, rregullohen kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizmin dhe menaxhimin e shëndoshë të tyre, mbikëqyrjen, rimëkëmbjen, përmbylljen dhe likuidimin e tyre.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky projektligj përcakton masat përmirësuese dhe gjobat administrative që lidhen me procesin e rimëkëmbjes, përmbylljes dhe likuidimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja.

“Përmes këtij projektligji rregullohen kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizmin dhe menaxhimin e shëndoshë të tyre, mbikëqyrjen, rimëkëmbjen, përmbylljen dhe likuidimin e tyre. Projektligji në fjalë përcakton edhe masat përmirësuese dhe gjobat administrative që lidhen me procesin e rimëkëmbjes, përmbylljes dhe likuidimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja. Ligji parashihet që të zbatohet vetëm për subjektet që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare por nuk zbatohet për institucionet mikrofinanciare dhe ato jo bankare të cilat është paraparë që të rregullohen me ligj të veçantë”, tha Murati.

Ai theksoi se me miratimin e këtij ligji janë rritur kërkesat për kapitalin themeltar për bankat në 10 milionë euro nga 7 sa ishte me ligjin në fuqi.