“Të premten pritet kthimi në funksion i Bllokut B2, por kriza nuk tejkalohet”
Foto:ZKM

“Të premten pritet kthimi në funksion i Bllokut B2, por kriza nuk tejkalohet”

Ekonomia January 19, 2022 - 15:59

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në konferencë për media, ka thënë se kthimi i bllokut B2 do të ndodhë më 21 janar.

“Jemi duke folur për një dallim shumë të madh. Për ilustrim, llogaritet që gjatë kësaj periudhe të mbetur deri në fund të janarit, nevoja për subvencion do të jetë 5 milionë euro nëse kthehet Blloku B2. E kjo bëhet 20 milionë euro nëse nuk kthehet Blloku B2. Por, e shohim në ndërkohë nëse ndodh kjo apo jo”, deklaroi Rizvanolli, raporton Zeri.info.

Ajo tha se raporti i ZRRE-së dhe këto kalkulime janë bërë duke i marrë parasysh parashikimet nga KEK-u, me përfshirjen e kthimit të Bllokut B2 në funksion. /Zëri