Dogana e Kosovës largon nëntë zyrtarë nga puna

Dogana e Kosovës largon nëntë zyrtarë nga puna

Ekonomia May 25, 2022 - 08:24

Dogana e Kosovës ka marrë vendimin që të largojë nga puna nëntë zyrtarë doganorë, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal.

Përmes një njoftimi, bëhet e ditur se bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët fillimisht janë suspenduar, ndërkaq më pas, në bazë të provave të administruara, është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.

Sipas njoftimit të Doganës, provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirërsjelljes, raporton Zeri.info.

“Dogana e Kosovës është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganorë duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. Në kuadër të stafit të Doganës së Kosovës ka vlera shumë të larta profesionale dhe integritet, të cilat po bëjnë të mundur që me efikasitet të dalluar të luftohen dukuritë që dëmtojnë besimin dhe efikasitetin e organizatës, andaj kërkojmë nga publiku që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës, duke siguruar informata dhe dëshmi që adresojnë kontrabandën dhe korrupsionin”, thuhet në njoftimin e Doganës.