Në mesnatë nxirret nga funksioni blloku A3, rikthehen reduktimet

Në mesnatë nxirret nga funksioni blloku A3, rikthehen reduktimet

Ekonomia September 16, 2022 - 20:50

Kriza energjetike në Kosovë duket se nuk do të marrë fund për një kohë të gjatë. Pas stabilizimit të përkohshëm me furnizim, pas mesnatës së sotme, saktësisht në orën 24:00, do të nxirret nga funksioni edhe blloku A3 i Termocentralit “Kosova A”.

Demokracia.com ka mësuar se me ndaljen e punës së këtij blloku, Termocentrali “Kosova A” nuk do ta ketë në funksion asnjë njësi.

Ndalja e punës së bllokut A3 po bëhet për shkak të një rrjedhje dhe pas mesnatës së sotme janë planifikuar edhe reduktime në shumicën e komunave të Kosovës, por kjo po vazhdon të mbahet fshehur nga ana e KEK-ut. /eo