BKS-ja shënon 11-vjetorin, Mazreku: Eliminuam çdo ndikim politik, plotësuam kriteret për Këshillin e Byrove

BKS-ja shënon 11-vjetorin, Mazreku: Eliminuam çdo ndikim politik, plotësuam kriteret për Këshillin e Byrove

Ekonomia October 06, 2022 - 10:29

Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) në një ceremoni solemne ka shënuar 11-vjetorin e themelimit.

Drejtori i Byrosë Sami Mazreku ka paraqitur para mysafirëve të arriturat gjatë dy vjetëve sa udhëheq me këtë institucion.

Ai tha se në këtë fazë kanë bërë korrigjimin e të metave të viteve të kaluar, duke eliminuar çdo ndikim të mundshëm politik dhe ndryshuar imazhin e Byrosë.

Në vitin 2020, sipas tij, ndodhi mrekullia ngase kompanitë e sigurimeve e mbyllën vitin me bilan pozitiv.

Sipas tij, janë përfunduar 12 mijë dosje dhe janë grumbulluar 11 milionë euro në emër të dëmeve nga automjetet.

Si shtoi se numri i automjeteve të paregjistruara ka arritur në 4.5 dhe se janë plotësuar kushtet për anëtarësim në Këshillin e Byrove.

“Korrigjuam të metat që kam gjetur në këtë institucion të krijuar 11 vjet më parë. Eliminuam çdo ndikim të mundshëm politik. Në vitin 2020 tek ne ndodhi mrekullia kompanitë e mbyllën vitin me bilanc pozitiv. Ndryshuam imazhin e BKS-së. Arritëm të mbyllim 12 mijë dosje. Në emër të dëmeve nga automjete inkasuam 11 milionë euro”.

“Nënshkruam marrëveshjen me Malin e Zi për njohjen policave. Arritëm në 4.5% të automjeteve të paregjistruara. Tashme byroja e sigurimit ka plotësuar kushtet të jetë pjesë e Këshillit të Byrove. Po shpresojmë që me ndihëm tuaj edhe qytetarët do të lëvizin lirshëm”.

Zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi tha se vendosja e etiketave ka bërë që të zvogëlohet numri i aksidenteve.

“Ne si Qeveri e përcjellim reforma të këtij institucioni dhe mbështesim çdo mundësi bashkëpunimi që të sigurojmë liri të lëvizjes”. /eo