Krasniqi Aliut: Dy vjet punime në 10 km rrugë, a mos të duhet edhe një mandat t’i shtrosh 20 km asfalt?
Foto: Arkiv

Krasniqi Aliut: Dy vjet punime në 10 km rrugë, a mos të duhet edhe një mandat t’i shtrosh 20 km asfalt?

Ekonomia March 23, 2023 - 10:32

Deputetja e LDK-së Rrezarta Krasniqi ka kritikuar ministrin Liburn Aliu për mungesë të perfomancës.

Krasniqi ka thënë se për dy vjet punime janë shtruar vetëm 9.78 km rrugë dhe s’është bërë asnjë projekt madhor, raporton Zeri.info.

Ajo ndër të tjera pyeti Aliun “e me autostradat tjera çka do me bo, a kur do me i kry? A mos të duhet edhe një mandat tjetër për me i shtru 20 km asfallt?”.

Krasniqi e quajti Qeverinë si “Qeveri për faqe të zezë”. /Zëri