Kurti: Shtyjmë përpara ekonominë duke mbrojtur mjedisin dhe forcuar shtetin
Konzorciumi “Orllati” bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova janë shpallur fitues të ankandit elektronik diellor prej 100 megavatësh.
Kryeministri Albin Kurti përmes një postimi në Facebook tha se ankandi kishin nisur me çmimin tavan prej 75 euro për MWh, duke u ulur në fund në 48.88 euro.
“Me 48.88€/MWh, konzorciumi “Orllati” nga mërgata jonë në Zvicër, bashkë me kompani nga Gjermania dhe Kosova, u shpallën fitues të ankandit elektronik. Ankandi ynë i parë diellor prej 100 megavatësh, ka filluar me çmimin tavan 75 €/MWh. Gjatë procesit të ofertimit, kompanitë kanë ulur çmimin në 70 €/MWh dhe sot, procesi u përmbyll me çmim 48.88 €/MWh”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.
Ndërkohë për këtë ngjarje ai ka shkruar edhe në platformën “X”.
“Kjo është mënyra se si ne shtyjmë përpara ekonominë tonë duke mbrojtur mjedisin tonë dhe duke forcuar shtetin tonë”, ka shkruar mes tjerash Kurti.
With its 48.88€/MWh bid—35% below the initial 75€/MWh price ceiling—the Orllati Consortium of our diaspora in ë with ë & ë companies has won Kosova's 1st 100MW solar auction. This is how we power forward our economy while protecting our environment & strengthening our state. pic.twitter.com/wZ34f2uaXG
— Albin Kurti (@albinkurti) March 29, 2024