Murati thotë se në janar janë hapur 998 biznese të reja dhe janë shuar 133

Murati thotë se në janar janë hapur 998 biznese të reja dhe janë shuar 133

Ekonomia March 30, 2024 - 13:49

Ministri i Financave Hekuran Murati, ka publikuar edhe sot shifra.

Sipas ministrit Murati, gjatë muajit janar të këtij viti, janë hapur 998 biznese dhe janë shuar 133 të tjera, transmeton Zeri.info.

Ai ka thënë se nëpër studiot televizive po flitet vetëm për ato biznese që po shuhen, për të krijuar situata të rrejshme.

“Në janar 2024 janë hapur 998 biznese të reja, ndërsa janë shuar 133 sosh. Në vitin 2023 nëse e marrim si total, janë regjistruar gjithsej 11,409 biznese të reja. Mirëpo nëpër studio televizive flitet vetëm për ato të shuarat, për të krijuar përshtypjen e një apokalipsi të paqenë. Edhe kësaj radhe, shifrat dhe faktet demantojnë propagandën”, ka shkruar Murati. /Zëri