Marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë janë forcuar më shumë se ndonjëherë më pare, thotë Kurti
Foto: Laura Hasani

Marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë janë forcuar më shumë se ndonjëherë më pare, thotë Kurti

Ekonomia March 31, 2024 - 16:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për raportet ekonomike me Shqipërinë.

Ai ka thënë se marrëdhëiet ekonomike me Shqipërinë janë më të forta se kurrë më parë, sidomos pas hapjes së dy zyrave doganore të Kosovës në Durrës dhe Porto Romano, raporton Zeri.info.

“Investimet nga Shqipëria dhe shkëmbimet tregtare janë rritur e po rriten. Në 2023, Shqipëria u bë partneri ynë kryesor tregtar. E këtë vit, shënuam një moment historik në bashkëpunimit tonë në sektorin energjetik. Funksionalizuam dhe përuruam bursën shqiptare të energjisë elektrike ALPEX, e cila na mundëson të rrisim shumëfish shkëmbimet përmes kësaj burse të përbashkët. Po aq historike ishte edhe kandidatura e suksesshme e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030. Ajo u bë e mundshme pikërisht me ndihmën dhe bashkëpunimin me Shqipërinë. Bregdeti shqiptar do të mirëpresë sportin e lundrimit në kuadër të këtyre lojërave”, u shpreh Kurti.

Po ashtu ai përmendi edhe leje qëndrimi merret me shpejt e më pak procedura falë lehtësimeve që janë bërë.

“Ndër projektet më të rëndësishme mbarëkombëtare, është marrëveshja për ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës. Ajo do të jetë infrastruktura e radhës fizike që i përgjigjet vullnetit, dëshirës dhe nevojës për të qenë me afër. Ndërkohë që hapja e korridoreve ajrore me Republikën e Shqipërisë, e afron Kosovën me vendet tjera. Shkurtohet koha e udhëtimit dhe ruhet mjedisi sepse zvogëlohet trajektorja e fluturimeve për dhe nga Kosova.

Kosova dhe Shqipëria janë gjuhë dhe kulturë, arte dhe tradita, të mishëruara në brendi të kombit tonë. Abetarja e unifikuar dhe fillimi i punës për Enciklopedinë Shqiptare, i vulosin vlerat e historinë tonë të përbashkët”, shkroi ai ndër tjera në Facebook. /Zëri