Ulet çmimi i naftës në Kosovë
Ekonomia
April 14, 2026 - 10:12
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Për dallim nga dy ditët e kaluara, çmimi i naftës në Kosovë sot ka rënë për 6 centë, pra sot një litër naftë mund të blihet 1.78 euro.
Në vendimin e publikuar shkruhet se benzina do të shitet për 1.44 euro për litër, derisa gazi për 0.89 euro. /Zëri