Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë

Ekonomia April 19, 2026 - 09:00

Çmimi i naftës në Kosovë është ulur për dy centë krahasuar me ditën e djeshme.

Sipas njoftimit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë Tregtisë dhe Inovacionit, një litër naftë sot do të shitet për 1.72 euro, ndërsa dje ishte 1.74 euro.

Ndërkohë, benzina do të shitet për 1.41 euro për litër, ndërsa çmimi i gazit është 0.88 euro për litër.

Çmimet siç ka njoftuar MINTI, do të hyjnë në fuqi prej orës 10:00, ndërsa çmimi i njëjtë vlen edhe për ditën e hënë.

Image