Nesër hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitrovicës
Foto: Laura Hasani

Nesër hapet objekti i ri i Ministrisë së Bujqësisë në veri të Mitrovicës

Ekonomia April 26, 2026 - 16:06

Të hënën, më 27 prill 2026, duke filluar nga ora 07:30, në veri të Mitrovicës do të mbahet ceremonia e hapjes së objektit të ri të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.

Në këtë objekt të ri do të vendosen Drejtoria Rajonale e Agjencisë për Zhvillim të Bujqësisë dhe Drejtoria Rajonale e Agjencisë Pyjore të Kosovës, të cilat deri më tani kanë operuar në objekte me qira.

"Ky zhvillim vjen në vijim të vendimit të fundit të Ministrit të BPZhR-së, Armend Muja, i cili ka bërë të ditur se të gjitha drejtoritë rajonale të agjencive vartëse që aktualisht operojnë në objekte me qira do të zhvendosen në objekte shtetërore", thuhet në njoftim.