Ky është çmimi i derivateve për sot në Kosovë
Foto: Laura Hasani

Ky është çmimi i derivateve për sot në Kosovë

Ekonomia May 17, 2026 - 10:54

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ka njoftuar për çmimet tavan me të cilat do të shiten sot nafta, benzina dhe gazi në tregun vendor.

Sipas njoftimit, në raport me ditën e djeshme, çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë dhe do të shitet me 1.61 euro për litër, benzina me 1.52 euro për liter, ndërsa gazi do të kushtojë 0.76 euro.

Këto çmime vlejnë për sot dhe nesër, ndërsa hyjnë në fuqi nga ora 10:00. 

Image