Si po shihet zotimi i Albin Kurtit për rritjen e shtesave?

Si po shihet zotimi i Albin Kurtit për rritjen e shtesave?

Ekonomia May 18, 2026 - 09:57

Kryeministri në detyrë Albin Kurti të premten u zotua se në mandatin e tij të ardhshëm do të ketë rritje të shtesave për fëmijët dhe lehonat. Por si u pa ky zotim i Kurtit nga politologët dhe ekonomistët.

Në Ditën Ndërkombëtarë të Familjes riktheu fokusin te politikat sociale.

Kështu kreu i Qeverisë Albin Kurti të premten u zotua se do të këtë dyfishim të shtesave për fëmijët dhe lehonat.

Ani pse, sipas tij, këto kategori i ka gjetur pa asnjë cent.

“Zotimi ynë është që në mandatin e plotë që e synojmë edhe një herë, shtesat për fëmijë t’i dyfishojmë në 60 deri në 90 euro. Paralelisht me këtë kemi filluar me shtesat për lehona që kanë përfituar mbi 80 mijë nëna. Njësoj si për fëmijët, edhe këto i kemi gjetur zero. Nisën me 170 euro në muaj, aktualisht janë 325.9 euro, por me synimin që ato t’i ngrisim në 500 euro në muaj”, u shpreh Kurti.

Zotimin e Kurtit pak kohë para nisjes së fushatës po e shohin me skepticizëm edhe politologët.

“Tani është bërë si lloj praktike që çdo herë para zgjedhjeve sikur Qeveria hapë kuletën në një farë mënyre për të rritë rishpërndarjen tek qytetarët. Normalisht që kjo e prek mirëqenien e përfituesve nga kjo politikë sociale, mirëpo duhet pasur parasysh se duhet të ju ipet prioritet edhe politikave të tjera në vend. E nga të cilat do të përfitonin edhe fëmijët të cilët në këtë rast përfitojnë shumë që është caktuar sikur të investoheshin në politikën e arsimit në shëndetësi nga të cilat pastaj edhe fëmijët edhe prindërit edhe shoqëria në përgjithësi do të përfitonte ndoshta shumë më shumë sesa përftimit direkt përmes shpërndarjes në baza mujore, të shtesave për fëmijë apo për lehona”, vlerëson Avdi Smajljaj.

Megjithëse, e shohin si veprim të duhur, ekonomistët theksojnë se paralelisht duhet të ketë edhe investime në zhvillimin ekonomik afatgjatë.

“Sigurisht që buxheti i Kosovës është mbi katër miliardë euro, ka mbulesa dhe ka mundësi e kapacitete që të i mbuloj këto. Këto janë politika sociale më shumë edhe vet prej partisë në pushtet e që është parti me orientim të majtë e që këto parti orientohen kah politika sociale më shumë e ka këto kategori. Mirë është që i mbështet këto kategori sociale, por është e domosdoshme që edhe projektet kapitale infrastrukturore që të rritin ekonominë e të krijojnë një punësim të qëndrueshëm dhe të zhvillojnë ekonominë në sektorët strategjikë”, thotë për Teve1 ekonomisti Jakup Bellaqa.

I njëjti thotë se duhet Qeveria t’u dalë në ndihmë edhe kategorive të tjera të shoqërisë.