Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 28 maj 2026.
Sipas njoftimit të MINTI-t, çmimet janë përcaktuar bazuar në vendimin e datës 4 maj 2026 për rregullimin e çmimeve të derivateve.
Çmimet maksimale të lejuara janë: Nafta (dizel): 1.58 euro për litër; Benzina: 1.52 euro për litër; dhe gazi: 0.74 euro për litër.
Krahasuar me një ditë më parë, vetëm benzina është liruar për një cent, ndërsa çmimet e naftës dhe gazit kanë mbetur të pandryshuara.
Nga Ministria është bërë e ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.
Po ashtu qytetarët janë njoftuar se ankesat mund t’i adresojnë në e-mailin: [email protected], ose përmes numrit të telefonit 0800 11000.
