Murati njofton se të hënën pritet të dalin 100 eurot për punëtorët e sektorit privat
Ekonomia
June 12, 2026 - 16:39
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati ka dhënë detaje lidhur me pakon për përballje me inflacionin, konkretisht me shtesat për punëtorët e sektorit privat dhe studentët.
Ai ka thënë se shqyrtimet janë drejt përfundimit dhe se ekzekutimi pritet të bëhet në fillim të javës së ardhshme, pra të hënën.
“Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të marrë konfirmimet nga institucionet arsimit të lartë për studetët që kanë aplikuar”, u shpreh Murati. /Zëri