MINTI publikon çmimet maksimale të derivateve për ditën e sotme
Ekonomia
July 03, 2026 - 10:36
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 3 korrik 2026.
Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimet maksimale janë:
Nafta (dizel): 1.40 euro për litër
Benzina: 1.35 euro për litër
Gazi: 0.66 euro për litër.
MINTI ka bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.