Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë
Ekonomia
July 07, 2026 - 08:55
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregitsë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas MINTI-t, po vazhdon rritja e çmimit të naftës në vendin tonë.
Përderisa gjatë dy ditëve të kaluara një litër naftë mund të blihej për 1.41 euro, sot MINTI ka bërë të ditur se një litër naftë kushton 1.42 euro, pra një cent më shtrenjtë.
Benzina nuk ka pësuar ndryshim në çmim, sërish një litër benzinë mund të blihet për 1.36 euro.
Ndërkaq ulje të çmimit për një cent ka në gaz. Sot një litër gaz mund të blihet për 0.63 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim nga ora 10:00 dhe vlejnë vetëm për 24 orë. /Zëri
