Vazhdon trendi i rritjes së çmimit të naftës në Kosovë
Ekonomia
July 14, 2026 - 09:31
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.
Sipas këtyre të dhënave, çmimi i naftës është rritur për dy centë krahasuar me dy ditët e kaluara, pra sot një litër naftë kushton 1.52 euro.
Kurse një litër benzinë sot kushton 1.39 euro, ndërkaq një litër gaz kushton 0.60 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm për 24 orë. /Zëri
