Para se të investoni, këtu mund të verifikoni dhe analizoni patundshmëritë në Kosovë

Para se të investoni, këtu mund të verifikoni dhe analizoni patundshmëritë në Kosovë

Ekonomia July 16, 2026 - 10:45

Tregu i patundshmërive në Kosovë dhe Shqipëri po hyn në një fazë të re të transformimit digjital, përmes së cilës të gjithë ata që kanë plane për të investuar, do ta kenë më të lehtë të bëjnë analizën dhe verifikimin e çdo prone.

Tashmë është prezantuar Moovna, një platformë që synon ta bëjë procesin e kërkimit, blerjes, shitjes dhe dhënies me qira të pronave më të thjeshtë, më transparent dhe më të besueshëm.

Për agjencitë dhe profesionistët e sektorit, Moovna ofron mjete moderne për promovimin e pronave, menaxhimin e klientëve dhe analizimin e tregut, duke krijuar mundësi të reja për rritjen e biznesit dhe arritjen e klientëve potencialë.

Image

Përveç kësaj, Moovna është është platformë kërkimi për çmime, konkurencë dhe analizë e tregut , duke shkuar përtej modelit tradicional të faqeve të shpalljeve. Platforma është krijuar për t'u shërbyer si individëve që kërkojnë pronën e tyre të ardhshme, ashtu edhe agjencive dhe profesionistëve të sektorit të patundshmërive.

Një nga synimet kryesore të Moovna është adresimi i disa prej sfidave më të zakonshme të tregut, si mungesa e transparencës, shpalljet e papërditësuara ose të dyfishta dhe vështirësia për të gjetur informacione të besueshme. Përmes verifikimit të shpalljeve dhe përdorimit të mjeteve teknologjike, platforma synon të krijojë një mjedis më të sigurt për të gjitha palët e përfshira në proces.

Image

Me fokus fillestar në Kosovë dhe Shqipëri, Moovna synon të vendosë standarde të reja në mënyrën se si qytetarët dhe profesionistët kërkojnë, promovojnë dhe menaxhojnë pronat, duke kombinuar inovacionin teknologjik me nevojat reale të tregut.

Nëse jeni në kërkim të një shtëpie të re, një apartamenti me qira ose dëshironi të promovoni pronën tuaj te mijëra klientë potencialë, Moovna ofron një përvojë moderne dhe të besueshme, të ndërtuar për tregun e sotëm.

Zbuloni më shumë në: www.moovna.com