“Fluturon” çmimi i naftës në Kosovë, sot 1.74 euro litri
Foto: Zëri / Ilustrim

“Fluturon” çmimi i naftës në Kosovë, sot 1.74 euro litri

Ekonomia July 29, 2026 - 09:09

Minisitria e Industrisë, Ndërmkarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme, shkruan Zeri.info.

Sipas këtyre të dhënave, nafta dhe benzina janë shtrenjtuar për një cent, krahasuar me një ditë më parë.

Sot në Kosovë një litër naftë mund të blihet për 1.74 euro, kurse një litër benzinë për 1.53 euro.

Ndryshim në çmim prej kohësh nuk ka pësuar gazi. Edhe sot një litër gaz mund të blihet për 0.60 euro.

Këto çmime hyjnë në fuqi me fillim prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm 24 orë. /Zëri

Image