Publikohen çmimet e derivateve për të premten
Ekonomia
August 07, 2026 - 09:01
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për ditën e premte.
Sipas njoftimit të Ministrisë, çmimi i naftës (dieselit) do të jetë 1.66 euro për litër, ndërsa benzina do të kushtojë 1.42 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.60 euro për litër.