Çmimi i derivateve për ditën e sotme në Kosovë
Ekonomia
August 25, 2026 - 09:30
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e derivateve për ditën e sotme.
Sipas MINTI-t, sot nuk ka asnjë ndryshim në çmimet e derivateve, duke i krahasuar me ditën e hënë.
Pra edhe sot një litër naftë mund të blihet për 1.79 euro, benzina për 1.53, kurse gazi për 0.62 euro.
Këto çmime hyjnë në fuqi prej orës 10:00 dhe vlejnë vetëm 24 orë. /Zëri
