KEK-u njofton për startimin e Njësisë A5, mund të vërehet tym më i theksuar
Foto: Laura Hasani

KEK-u njofton për startimin e Njësisë A5, mund të vërehet tym më i theksuar

Ekonomia October 12, 2026 - 09:37

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka nisur procesi i startimit të Njësisë A5 të termocentralit “Kosova A”.

Sipas njoftimit të KEK-ut, gjatë kësaj faze mund të vërehet tym më i theksuar, i cili është pjesë e procesit teknologjik të startimit të njësisë.

Ky fenomen, sipas Korporatës, mund të vazhdojë deri në arritjen e parametrave të nevojshëm dhe stabilizimin e njësisë.

KEK-u ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve gjatë zhvillimit të këtij procesi, me theks të veçantë te banorët e komunës së Obiliqit.