Rrugët në Malësinë e Zhegocit drejt përfundimit, investim rreth dy milionë euro

Rrugët në Malësinë e Zhegocit drejt përfundimit, investim rreth dy milionë euro

Ekonomia October 15, 2026 - 10:12

Punimet në projektin për ndërtimin e rrugëve në Malësinë e Zhegocit, në komunën e Gjilanit, po hyjnë në fazën përfundimtare.

Projekti përfshin ndërtimin e 10.13 kilometrave rrugë, me vlerë investimi prej rreth 2 milionë eurosh. Financimi është siguruar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Gjilanit.

Sipas njoftimit, realizimi i këtij projekti synon të përmirësojë lidhjen ndërmjet vendbanimeve, të rrisë sigurinë në qarkullim dhe të krijojë kushte më të mira për banorët e kësaj zone.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në zhvillimin e infrastrukturës rrugore në të gjitha zonat e Kosovës.