Fondacioni Frutex & Golden Eagle ia zgjat dorën protestuesit 17-vjeçar, mbështet me 450 mijë lekë në muaj familjen e Fadil Balliut
Fondacioni Frutex & Golden Eagle do të mbështesë me 450 mijë lekë në muaj familjen e 17-vjeçarit Fadil Balliu në Shqipëri.
Ky vendim i Fondacionit është marrë pas publikimit të historisë së të riut i cili tregoi se dy javë pas vdekjes së babait të tij u bë pjesë e protestave në Shqipëri duke pasur guxim që të kërkoj një të ardhme më të mirë.
Fadil Balliu, vetëm 17 vjeç, është protestuesi që u arrestua dhe u mbajt në qeli nga policia, por që më pas ka ndarë historinë e tij prekëse. Vetëm dy javë më parë, ai humbi njeriun më të shtrenjtë, babanë e tij. Ende pa iu tharë lotët e kësaj humbjeje, Fadili gjeti forcën që dhimbjen që mbart në kraharor ta kthente në guxim për të kërkuar një të ardhme më të mirë.
Historia e tij nuk kaloi pa u vënë re nga fondacioni Frutex & Golden Eagle, që ka vendosur t’i vijë në ndihmë familjes së 17-vjeçarit me 450 mijë lekë në muaj, për 12 muaj rresht, për t’ia lehtësuar sadopak barrën e kësaj periudhe kaq të vështirë.
Sepse ndonjëherë humanizmi më i bukur nuk është ajo që shprehet me fjalë, por ajo që kthehet në vepra.
Ky është artikull i sponsorizuar.