Ekzekutohen pagesat e subvencioneve për fermerët, mbi 6.6 milionë euro për mijëra përfitues
Foto: Laura Hasani

Ekzekutohen pagesat e subvencioneve për fermerët, mbi 6.6 milionë euro për mijëra përfitues

Ekonomia October 23, 2026 - 17:07

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), përmes Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZhB), ka nisur ekzekutimin e pagesave direkte për fermerët përfitues të subvencioneve.

Sipas njoftimit të AZhB-së, deri më tani janë realizuar pagesat për mijëra fermerë në sektorin e blegtorisë dhe për sipërfaqet bujqësore, me një vlerë të përgjithshme prej 6 milionë e 670 mijë e 880,84 euro.

Nga kjo shumë, 690 fermerë në sektorin e blegtorisë kanë përfituar gjithsej 521 mijë e 215 euro. Ndërkaq, për sipërfaqet bujqësore janë realizuar pagesat për 4 mijë e 765 fermerë, në vlerë prej 6 milionë e 149 mijë e 665,84 euro.

Agjencia për Zhvillimin e Bujqësisë ka bërë të ditur se listat e përfituesve janë publikuar në uebfaqen zyrtare të institucionit.

Fermerët mund t’i kontrollojnë listat përmes këtij linku: https://azhb-rks.net/sq/lista-e-perfituesve

Ndërkohë, AZhB ka njoftuar se po vazhdon punën për ekzekutimin e të gjitha pagesave të parapara për aplikuesit në kuadër të programit të subvencionimit. Në total, për mbështetje financiare kanë aplikuar 33 mijë e 460 fermerë.

MBPZhR dhe AZhB kanë ritheksuar përkushtimin për realizimin e pagesave dhe mbështetjen e fermerëve, me synim zhvillimin dhe fuqizimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.