Ymeri: 27.6 milionë euro, kostoja e rrymës vetëm gjatë shtatorit
Ekonomia
November 05, 2026 - 08:57
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri, ka reaguar lidhur me kostot e energjisë elektrike gjatë muajit shtator.
Përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Ymeri ka theksuar se për vetëm 30 ditë të muajit shtator, kostoja e rrymës ka arritur në 27.6 milionë euro.
Ajo e ka shoqëruar këtë shifër me një deklaratë të ashpër, duke e cilësuar situatën si: “Era Mafi Energjetike!”.