Kosova prezanton potencialin turistik në Panairin ndërkombëtar në Stokholm

Kosova prezanton potencialin turistik në Panairin ndërkombëtar në Stokholm

Ekonomia November 12, 2026 - 19:28

Kosova promovon potencialin e saj turistik në Travel News Market 2026, panairin ndërkombëtar të turizmit që po mbahet në Stokholm të Suedisë.

Dhjetë kompani turistike vendore po prezantojnë destinacionet, atraksionet dhe përvojat e ndryshme që vendi ynë ofron për vizitorët ndërkombëtarë.

“Panairi krijon mundësi për takime B2B, shkëmbim kontaktesh dhe zhvillim partneritetesh me operatorë turistikë dhe agjenci udhëtimi nga tregu nordik.

Pjesë e prezantimit është edhe alpinistja Uta Ibrahimi, e cila, përmes përvojave të saj në udhëtime dhe eksplorim të natyrës, promovon potencialin e Kosovës për turizmin e aventurës.

Pjesëmarrja organizohet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit, në bashkëpunim me projektin GROË, të mbështetur nga Sida dhe të zbatuar nga Swisscontact, si dhe në koordinim me Ambasadën e Republikës së Kosovës në Suedi.

Synimi është zgjerimi i prezencës së Kosovës në tregjet nordike dhe krijimi i mundësive të reja të bashkëpunimit për bizneset turistike vendore në tregun ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Kosovës.