KGS-ja partner mbështetës i seminarit për teknologjitë e lyerjes industriale në Prishtinë

KGS-ja partner mbështetës i seminarit për teknologjitë e lyerjes industriale në Prishtinë

Ekonomia November 18, 2026 - 17:35

Komuniteti i Bizneseve Kosovaro-Gjermano-Zvicerane (KGS) ishte partner mbështetës i seminarit “Sistemet e lyerjes me pluhur dhe me bojë të lëngshme, si dhe sistemet e pjekjes”, të organizuar nga kompania BëRLEëK MAKëNA LTD. ëTë. nga Stambolli. Seminari zhvillohet më 18 dhe 19 nëntor 2026 në Venus Hotel, Prishtinë, dhe u drejtohet bizneseve dhe investitorëve të industrisë së metalit.

Në ceremoninë e hapjes, më 18 nëntor, mori pjesë z. Shkëlzen Jusaj, president i KGS-së. Ai theksoi se KGS mirëpret investimet e huaja në Kosovë, veçanërisht ato që sjellin teknologji të reja, krijojnë vende pune dhe hapin mundësi bashkëpunimi me bizneset vendore.

Programi i seminarit përfshin prezantime të teknologjive të lyerjes industriale, prezantime të produkteve dhe takime individuale ndërmjet kompanive pjesëmarrëse dhe partnere. KGS falënderon kompaninë organizatore dhe bizneset pjesëmarrëse për kontributin e tyre në këtë aktivitet.

Image