Ronaldo rikthehet tek Al-Nassr me një pamje të re dhe buzëqeshje të madhe
Cristiano Ronaldo është rikthyer tek Al-Nassr pas tensioneve të krijuara me trajnerin e Portugalisë, Jorge Jesus.
Sulmuesi portugez u shfaq në qendrën stërvitore të klubit me një pamje të re dhe një buzëqeshje të madhe në fytyrë.
Ronaldo mbërriti në Riad të dielën së bashku me familjen, ndërsa të hënën iu bashkua skuadrës në stërvitje.
Klubi publikoi në rrjetet sociale pamjet e tij, duke e cilësuar sërish si “GOAT-in” e skuadrës.
41-vjeçari u largua para kohe nga grumbullimi i Portugalisë pas mosmarrëveshjeve me Jorge Jesusin.
Tani ai është rikthyer në përgatitje me Al-Nassrin dhe pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e së premtes ndaj Al-Diriyah.
Ronaldo luajti vetëm 67 minuta gjatë kësaj periudhe me kombëtaren, ndaj ka gjasa të jetë i gatshëm për sfidën e radhës me klubin saudit. /Zëri