19 të lënduar nga protestat në Shqipëri

Kronika February 16, 2019 - 18:32
Lexo Detajet

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 19 persona janë lënduar gjatë protestës së kësaj të shtune.

Sipas ministrisë janë lënduar nëntë punonjës nga radhët e forcave të rendit, dy perfaqesues të medias si dhe 8 protestues.

Të lënduarit kanë marrë në kohë ndihmën mjekesore, fillimisht nga ekipet e terrenit të urgjences kombetare mjekesore dhe me pas janë dërguar për mjekim të mëtejshëm në 3 spitalet universitare të Tiranës.

Ministria thotë se personat e lënduar pasi kanë marrë trajtimin mjekësor kanë lënë spitalin pasi janë në gjendje të mirë shëndetësore.