Si tallej me policinë Leutrim Latifi hajni i rrezikshëm që vidhte banka

Si tallej me policinë Leutrim Latifi hajni i rrezikshëm që vidhte banka

Kronika prill 17, 2019 - 18:06
Lexo tjera detaje

Për disa muaj në arrati, një hajn i sofistikuar vidhte para dhe bënte jetë luksoze bashkë me dy kolegë të tij. Por, që nga muaji shkurt 27 vjeçari nga Prishtina Leutrim Latifi ndodhet në prangat e policisë malazeze. Ai shpejt pritet të ekstradohet në Kosovë, ku pritet të jap llogari për disa vepra penale- kryesisht grabitje nëpër banka e institucione tjera.

Arrestimin e Leutrim Latifi e ka konfirmuar Daut Hoxha zëdhënës i Policisë së Kosovës.

“I apostrofuari është arrestuar më herët (në muajin shkurt 2019) në një shtet fqinjë dhe mbetet kompetencë e autoriteteve për realizimin e ekstradimit sipas procedurave”, tha Hoxha për Express.

Por cila është e kaluara e hajnit 27 vjeçar?

Në nëntor të vitit të kaluar policia jepte dëmshpërblim 5 mijë euro për këdo që kishte informacion për vendndodhjen e Leutrim Latifit.

Por, dy muaj më vonë (në janar të këtij viti) Leutrim Latifi bashkë me Kastriot Shalën hynë live në Facebook ku talleshin me qytetarët dhe policinë.

Në fillim të videos dëgjoheshin duke thënë “hajdeni, pse s’po na kapni. Në qytet jemi, s’jemi tu ik prej qytetit”.

Përveç për Latifin policia ofronte para edhe për Kastriot Shalën 24 vjeçar dhe për Ridvan Rexhepin 29 vjeç.

E një muaj më vonë i Leutrim Latfifi u arrestua nga policia e Malit të Zi dhe shumë shpejt pritet të ekstradohet në Kosovë. Ndërsa, dy të dyshuarit e tjerë vazhdojnë të ndodhen në arrati.

Tre hajnat kanë kryer grabitje ta armatosura në banka të njohura që operojnë në Kosovë, në kazino e në qendra tregtare.

Image

Image