Detaje të reja për aksidentin me fatalitet në Rahovec

Detaje të reja për aksidentin me fatalitet në Rahovec

Kronika May 21, 2019 - 08:59
Lexo Detajet

Dje në Fortesë të Rahovecit ka ndodhur një aksident me fatalitet kur për pasojë një person ka mbetur i vdekur dhe një është lënduar.

Këtë gjatë ditës së djeshme e kanë konfirmuar edhe nga policia rajonale në Gjakovë për “Zeri.info”, të cilët kanë dhënë edhe detaje të aksidentit.

Kurse sot Prokuroria Themelore në Gjakovë ka dhënë detaje për identitetet e të përfshirëve në aksident.

“Aksidenti ka ndodhur në komunën e Rahovecit, pikërisht në fshatin Fortesë, në mes dy veturave “VW- passat” dhe “mercedes”, ku shkaktar i aksidentit ishte vetura “passat”, dhe personi që ishte pasagjer, N. Sh., rreth moshësh 50 vjeçare ka humbur jetën, ndërsa personi i cili voziste këtë veturë N.B., ka pësuar lëndime trupore dhe për momentin është jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar prokuroria.

Sipas njoftimit, A.K i cili po voziste Mercedesin është liruar pas intervistimit.

Ndërsa, trupi i pajetë i është dhënë familjarëve./ZERI