Tentim vrasje në Pejë

Tentim vrasje në Pejë

Kronika June 24, 2019 - 14:52
Lexoni detajet

Një person është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Pejë nën dyshimin për tentim vrasje, transmeton “Zëri.info”.

I dyshuari me inicialet V.Gj është ndaluar nga Departamenti i Krimeve të Rënda si dhe i është paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka ndaluar personin me inicialet V.Gj., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Tentim vrasje” nga neni 172 lidhur me nenin 28 të KPRK-së. Për të njëjtin, është paraqitur edhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, thuhet në njoftimin e prokurorisë. /ZËRI