Policia e Lezhës dhe ajo e Kosovës patrullojnë bashkë

Policia e Lezhës dhe ajo e Kosovës patrullojnë bashkë

Kronika korrik 15, 2019 - 17:05
Lexo Detajet

Në Lezhë që prej nisjes së sezonit veror po funksionojnë dy patrulla ato të policisë lokale dhe të Kosovës.

Bashkëpunimi mes dy policive bëhet për të shmangur trafikun gjatë verës sidomos në zonën e Shëngjinit, e cila është ndër destinacionet më të frekuentuara nga pushuesit kosovare.

Rrugorët e Lezhës po mbështeten edhe nga homologët e tyre nga Kosova. Bashkëpunimi bëhet për të përballuar trafikun gjatë sezonit veror. Këto patrulla zëvendësohen në mënyre të vazhdueshme ndërsa janë përqendruar në akset me qarkullimin më të lartë.

Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë Altin Mema thotë se Policia e Kosovës ka të njëjtat të drejta si ajo lokale. Rrugorët nga Kosova do të qëndrojnë deri në fund të sezonit turistik veror për të shmangur jo vetëm trafikun, por edhe aksidentet e mundshme rrugore. Bregdeti i Shëngjinit në Lezhë është ndër destinacionet e preferuara të pushuesve nga Kosova./ABC News