Nëntë të vdekur në vendin e punës këtë vit në Kosovë

Nëntë të vdekur në vendin e punës këtë vit në Kosovë

Kronika September 14, 2019 - 18:51
Detajet

Ushtruesi i detyrës i Kryeinspektorit të Punës, Valon Leci, ka thënë se deri sot në vendim e punës kanë humbur jetën nëntë persona.

Ai kështu tha në Klan Kosova, duke shtuar se ky numër i viktimave në vendin i punës është i lartë, por se në vendet e rajonit është edhe më i lartë.

“Fatkeqësisht para dy ditësh ka ndodhur edhe një rast ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës”.

“Pas përfundimit të orarit të punës, një i punësuar ka shkuar tek një objekt dhe ka humbur jetën. Kjo nuk është çështje vetëm juridike, por edhe humane. Por në momentin që viktima e ka humbur jetën, nuk ka qenë duke ushtruar veprimtari punuese”.

“Se si ka ardhur deri tek vdekja, do t’i japim detajet sapo ta kemi raportin. Inspektori i punës është duke e bërë hetimin e aksidentit në vendin e punës”.

“Sipas statistikave që kemi, deri sot janë të vdekur në vend të punës nëntë persona që lidhet me aksidentet në vendin e punës. Gjithashtu e kemi edhe një vdekje natyrore”.

“Këtu nuk desha ta zhveshi askënd nga fajësia. Inspektori i punës e ka të drejtën që ta vlerësojë rastin drejt. Edhe unë ndjej dhembje kur dikush e humbë jetën në vendin e punës. Mirëpo nuk mund ta trajtosh njësoj rastin kur dikush bie nga skelet dhe kur dikush vdes nga infarkti”.

“Në vendin e punës punëdhënësi është i detyruar që të sigurojë kushte të sigurta edhe për punëtorët edhe për veten. Kemi raste kur edhe punëdhënësi ka humbur jetën”.

“Të vdesin nëntë persona në vendin e punës është numër i madh. Mirëpo sidomos në këtë vit, gjendja nuk është edhe aq alarmante. Për shembull gjatë vitit të kaluar në Shqipëri ishin diku rreth 50 raste. Në Maqedoni ishin rreth 30 raste”.